"100 vjet muzike", superspektakli dhe magjia ne Televizionin Klan
Televizioni Kombetar Klan suprizon si cdo vit me super-produksione qe shenjojne hapjen e cdo sezoni te ri televiziv. Brenda muajit shtator do te nise transmetimin nje super-spektakel dedikuar muzikes shqiptare ne plot 100 vjet. Nje formule spektakli, ku do te prezantohen kenget me te famshme shqiptare, muzika e nje shekulli, perfshire kolonat zanore te filmave, krijime serioze te autoreve me te famshem shqiptare, nje dhurate unike per publikun me rastin e 100-vjetorit te Pavaresise se vendit.
Nisma
Prej muajsh ne Teatrin gjigant te Televizionit Klan, kane nisur punimet per studion e ketij spektakli. S'ka dyshim se ajo te jete nder skenografite me te mira per spektakle te ketij lloji, edhe per faktin se pas qendrojne emra te njohur ne Europe te kesaj fushe. Eshte i njohur bashkepunimi i ngushte dhe i suksesshem i TV Kombetar Klan me skenografin e famshem Gaetano Kasteli, mjeshtrin italian te angazhuar tashme me super-produksionin "100 vjet muzike". Produkti do te jete nje studio moderne e mbeshtetur me fjalen e fundit te teknologjise qe do te surprizoje me efektet speciale per shkak dhe nje siperfaqeje te pazakonte led-wall te paperdorur ndonjehere ne Shqiperi. Gjithcka eshte kombinuar me nje ndricim perfekt qe do te ndjehet sa ne studio por dhe ne ekran edhe per shkak te ofertes se jashtezakonshme te TV Klan per transmetim te fjales se fundit ne HD audio dhe video.
Spektakli
Ky program i madh vjen ne ekran me skenar dhe prezantim nga Pandi Laco, i njohur tashme si skenaristi me i mire ne Shqiperi, por dhe si prezantues mjaft i dashur per publikun. Drejtor artistik i ketij programi do te jete kompozitori i njohur dhe me pervoje ne keto spektakle, Adrian Hila. "100 vjet muzike", do te vije ne ekran me regjine e regjisorit te shume spektakleve te medha, Bledar Laco. Garanci per suksesin e ketij programi eshte dhe fakti se kenget do te interpretohen nga artistet me te suksesshem shqiptare ne formatin live. Producentet kane menduar per nje gershetim brezash, nga me te rinjte qe perbejne trendin e muzikes se sotme, deri tek ata qe jane ikona te muzikes shqiptare. Gjithcka starton ne fund te muajit shtator, dhe spektakli do te vije ne ekran per teleshikuesin shqiptar cdo te shtune ne mbremje. Edhe kete sezon, Televizioni Kombetar Klan premton si gjithnje, surpriza te jashtezakonshme te denja per ekrane te medha.