E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maqedonasit, zgjedhin Shqiperine per pushime

Pas Greqise, duket se zgjedhja kryesore qe bejne qytetaret nga Maqedonia per te kaluar pushimet e tyre, eshte Shqiperia. Duke e konfirmuar ne kete menyre ate, si zgjedhje te dyte e duke lene pas, destinacione te tjera te rendesishme turistike ballkanike, si Mali i Zi apo Kroacia. Nje fakt i tille eshte publikuar nga te dhenat me te fundit te bera me dije prej Entit maqedonas te Statistikave, sipas te cilit, Shqiperia mbetet destinacioni i dyte i rendesishem per pushimet e maqedonasve. Edhe media vendase, duke e trajtuar nje teme te tille ka pohuar faktin se Shqiperia eshte e preferuar per pushuesit maqedonas se pari, nga afria gjeografike dhe cmimet e lira. Ndersa shton se ne Greqi kane pushuar mbi 42% e numrit te pergjithshem te pushuesve maqedonas, dhe ne Shqiperi, me shume se 32% e tyre. "Shpenzimet ditore te nje pushuesi nga Maqedonia ne Shqiperi mesatarisht shkojne jo me shume se 800 dinare, dy here me pak sesa ne Greqi, apo tri here me lire sesa ne Kroaci", - citojne mediat maqedonase.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›