Halimi: Strategjia e re për pronat, harta e vlerës dhe kompensim fizik Eva Gjura
Ministri i Drejtesise, Eduard Halimi, ka deklaruar dje se brenda ketij muaji do te jete gati harta e re e vleres se tokes dhe se vitin e ardhshem do te nis kompensimi fizik. "Harta e re e vleres do te jete ne perputhje te plote me cmimet e tregut. Miratimi i kesaj harte do te behet brenda e javeve qe jane ne vijim per 10 qarqet e para, per te vazhduar me pas edhe me qarqet e tjera duke perfshire edhe kategori te ndryshme te siperfaqeve te pronave dhe te natyres se pronave qe do te plotesojne te gjithe kuadrin e nevojshem ligjor per t'i hapur rruge fillimit te kompensimit fizik per pronaret. Vitin e ardhshem do te nise kompensimi fizik", - theksoi Halimi. Keto deklarata, kreu i ministrise se Drejtesise i ka bere gjate prezantimit te Drejtorit te Pergjithshem te Agjencise se Kthimit dhe Kompensimit te Pronave, z. Avenir Peka. Po ashtu Ministri u shpreh se shume shpejt qytetaret shqiptare do te kene mundesi te verifikojne pronen e tyre nepermjet internetit. Gjithashtu, ministri i Drejtesise premtoi se gjate muajve ne vazhdim, Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit te Pronave do te krijoje nje regjister ku do te hedhe te gjitha vendimet e pronave te marra nga agjencite vendore qe nga viti 1993. "Do te krijohet nje regjister, i cili do te abdetoje te gjitha vendimet e gjykatave qe kane ndryshuar vendimet e AKKP. Ky regjister elektronik do te behet publik ne menyre qe qytetaret te reklamojne qendrimet e tyre rreth ketyre vendimeve, sepse mund te kete dhe mungese dokumentacioni gjate ketyre viteve duke iu lene nje afat jo te gjate te gjithe subjekteve per te reklamuar prane AKKP dhe ne vitin e ardhshem do te filloje edhe kompensimi fizik", - eshte shprehur ministri Halimi. Duke e vleresuar si te rendesishem procesin e shqyrtimit te dosjeve te kthimit dhe kompensimit te pronave, ministri Halimi u shpreh se qershori i vitit 2013 do te jete afati i vendosur per perfundimin edhe shqyrtimin e dosjeve te dorezuara ne AKKP. Ministri Halimi deklaroi me kete rast se ne qershor te vitit te ardhshem do te nise kompensimi fizik i pronareve. Ne deklarimin e tij, ministri Halimi theksoi se Ministria e Drejtesise se bashku me Agjencine e Kthimit dhe Kompensimit te Pronave, Shoqatat e ish-Pronareve dhe ekspertet e huaj qe asistojne Ministrine e Drejtesise do te hartojne brenda muajit harten e re te vleres se tokes, e cila do te plotesoje kuadrin ligjor per t'i dhene rruge kompensimit dhe kthimit te pronave.