E Diel, 1 Nëntor 2026

100 vjet pavaresi, drejtuar shpirtit dhe mendjes se Kombit Shqiptar

Nisur nga besimi Ortodoks dhe si kishe kombetare Shqiptare, i drejtohem me leter te hapur shpirtit dhe mendjes se cdo shqiptari, kudo qe jeton.
Me zerin dhe mesimet e Perendise, qe burojne nga besimi yne, si dhe me driten Hyjnore, qe ndricon cdo njeri te pergjegjshem, ne si kishe, ju sjellim ne vemendje obligimet qe kemi te gjithe se bashku si Shqiptare, per perparimin, harmonine dhe dashurine per njeri tjetrin.

Ne kete 100 vjetor te pavarsise, te ndalet gjakmarrja, te mos derdhet gjak i pafajshem Shqiptar. Te falet gjaku, qe te mos kemi te ngujuar gra, femije dhe te pafajshem. Eshte koha per harmoni dhe zbutje te shpirtit, kundrejt dhimbjes. Gjakmarrja eshte nje kancer shoqeror, qe mbjell vdekje brez pas brezi. Le ta falim njeri tjetrin dhe ta ndihmojme ne dite te veshtira. Ne Shqiptaret jemi komb i vogel por me zemer te madhe, andaj duhet ta ruajme ,respektojme dhe duam njeri tjetrin. Ne kete 100 vjetor, le te japim shembullin e bashkimit, te faljes dhe respektimit te jeteve te reja qe do te marrin lulezim nder vite. Dhembshuria dhe dashuria jane esenca e pavdeksise se shpirtit.

Ne kete 100 vjetor, se bashku ta ndjejme veten me prane njeri tjetrit, duke i zhdukur kufijte nga mendja dhe zemrat tona, qe nga Kosova, Mali zi, Maqedonia, Cameria, te dashurit tane ne diaspore dhe emigracion. Kombi Shqiptar, kjo familje e madhe, le te jete me i bashkuar se kurre per te nisur nje epoke te re ne jeten tone si komb pas 100 vjetorit te pavarsise. Le te kthehen pese kryeqendrat Shqiptare ne ballkan Tirana, Ulqini,Prishtina, Shkupi, Janina ne nje peskendesh harmonik, per nje qellim te vetem dhe unik, perparimin e kombit shqiptar ne Ballkan dhe kudo ne bote.

Ne kete 100 vjetor, te nderojme cdo kend, qe dha jeten per liri te atdheut, pa dallime politike e krahinore, si dhe te atyre personaliteteve te ndritur ne shekuj, qe mendjen dhe shpirtin ja kushtuan idealeve kombetare. Gjithashtu, te mos kthehet ky 100 vjetor per perfitim politik ndaj njeri-tjetrit, sepse mbjellim hipokrizi perballe vleres qe ka ky jubile.

Ne kete 100 vjetor, eshte detyre e shtetit Shqiptar, te krijoje klimen e ngrohte dhe mikpritese per diasporen dhe boten shqiptare jasht kufijve administartive, kufije te padrejte te Republikes Shqiptare.

Ne kete 100 vjetor, ne Shqiptaret por dhe shteti Shqiptar, duhet te shprehe mirnjohjen ndaj aleateve nderkombetare te kombit shqiptar, vecanarisht ndaj Shteteve te Bashkuar te Amerikes, aty ku jeton dhe nje pjese e mire e mergates se permalluar Shqipatre. Po gjithashtu, ky 100 vjetor, duhet te jete mirnjohje dhe per personalitet dhe organizma nderkombetare, qe mbeshteten dhe bene te mundur pavarsine e Kosoves, ku u derdh gjak i fresket Shqiptar per liri dhe pavarsi. Presidentet Bill Klinton, Xhorxh Bush, si dhe kancelari Shreder, kryeministri Britanik Toni Bler, presidenti Frances Zhak Shirak, si dhe mendje ndrituri Marti Atisari, ben te mundur endrren shekullore per lirin e Shqiptareve te Kosoves ose me mire te Dardanise.
Ne kete 100 vjetor, do te ishte mire, qe ne muajin Nentor debati politik te ulej dhe te merren vendime parlamentare ne dobi te arthmerise se kombit. Po gjithashtu, nje amnisti me e gjere ne dobi te njerezve ne nevoje dhe me penalitete, sepse dhe ata jane pjese e ketij kombi. Partite politike, le te respektojne nje heshtje ne nderim te 100 vjetorit.

Ne kete 100 vjetor, protokolli dhe ftesat zyrtare te jene gjithperfshirse ne cdo drejtim, pa hezituar per ti dhene ketije jubileu ngjyren dhe boshtin shqiptar. Le te jete ky jubile, feste per kombin Shqiptar dhe jo tribune pazaresh politike, apo konjukturash te sforcuara. Ky jubile dhe cdo ceremoni, te zhvillohet me zemer te hapur, duke e pare njeri tjetrin ne sy si per te thene, mjaft me urrejtje, shpifje dhe percmim.

Ne kete 100 vjetor, le te mendojme se bashku qe nga shteti e deri tek biznesmeni me i thjeshte, per shtresat me kerkesa te drejta dhe mungese minimumi jetike sic jane, te denuarit politik, pronaret e vertet, invalidet, familjet me ndihme ekonomike, femijet jetimet, studentet ne pamundesi financiare, te semuret qe nuk kane mundesi te paguajne, te papunet dhe pensionistet. Le te lodhet mendja Shqiptare, per nje ekuiliber jetese dhe per strategji te se arthmes.
Ne kete 100 vjetor, do te ishte mire qe dhurata simbolike financiare per vitin e ri te jepej me rastin e 100 vjetorit te pavarsise.

Ne kete 100 vjetor, cdo lutje perpara altarit te kishes, i drejtohet Perendise per pendese ne gabimet tona dhe lutje per respekt, dashuri dhe bashkim shpirteror kombetar Shqiptar. Kisha Ortodokse Kombetare Shqiptare, eshte e pandashme nga gjaku Shqiptar, tradita Shqiptare, idealet e kombit Shqiptar, si dhe hallet, brengat , hidherimet e permallimi i diaspores dhe emigranteve tane per te dashurit e tyre ne atdhe.

Ne kete 100 vjetor, Perendia i bekofte te gjithe ata qe dhane jeten per pavarsi te atdheut, si dhe ata qe jeten e jetuan ne sherbim te atdheut. Perendia bekofte cdo Shqiptar si dhe individet dhe shtetet qe perkrahin kombin Shqiptar ne Ballkan e kudo neper bote. 

LETER E HAPUR
KISHA ORTODOKSE PAVARUR KOMBETARE SHQIPTARE
SHEN MARIA ELBASAN
DT…01/10.2012

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›