Aksident në Tiranë, plagoset drejtuesi i motoçikletës
Mund të ishte kthyer në një tragjedi por fatmirësisht ka pasur vetëm një të plagosur. Vetëm pak minuta më parë katër makina dhe një motor janë përfshirë në një aksident, duke mbetur i plagosur drejtuesi i motorit, identiteti i të cilit nuk bëhet ende i ditur. Sipas policisë pjesë e këtij zinxhiri makinash edhe një mjet me targa zyrtare TR 0273 Z, e cila mësohet se i përket kryetares së Gjykatës së Lartë, Shpresa Becaj, e cila nuk ndodhej në makinë në momentin e përplasjes. Ndërkohë i lënduari është dërguar menjëherë në spital, ndërsa në bulevardin Zhan D’Ark po punohet për largimin e makinave të aksidentuara, në mënyrë që të bëjnë zhbllokimin e trafikut. Krahas kësaj uniformat blu po vijonë hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. Nga hetimet paraprake, dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia mbi normën e lejuar.