E Diel, 1 Nëntor 2026

100-vjetori i Drejtësisë, Halimi: Reflektim për zhvillimet në sistem

Gazeta Shqip

halimi facebookJavën e ardhshme do të kremtohet 100 vjetori i drejtësisë dhe sipas kreut të dikasterit të ministrisë së Drejtësisë, Eduard Halimi këto ditë duhet të shërbejnë për të reflektuar mbi zhvillimet, progresin dhe sfidat me të cilat duhet të përballet sistemi i drejtësisë.

Aktivitetet do të jenë të shumta, nga të gjithë institucionet pjesë e sistemit. Ministria e Drejtësisë ka vendosur në krye të axhendës të ketë një tryezë të përbashkët me të gjithë Ministrat (në jetë) të Drejtësisë në vite, në simbol të vlerësimit të historisë, pavarësisht forcave politike që kanë përfaqësuar dhe kontributit të dhënë. Një tjetër aktivitet, tregues i rëndësisë që ne i japim investimit në të ardhme, do të jetë takimi i hapur që me kënaqësi do të zhvilloj me studentët, për të ndarë së bashku vizionin që kemi për drejtësinë në vend.

Unë ju ftoj të bëheni pjesë e këtyre aktiviteteve për të njohur pak më mirë mekanizmat në bazë të të cilave lëviz sistemi i drejtësisë. Sa më e mirë të jetë njohja, aq më i drejtë është gjykimi!, shkruan Halimi në rrjetin social Facebook.

5 maj 2013 (gazeta-Shqip.com)

100-vjetori i Drejtësisë, Halimi: Reflektim për zhvillimet në sistem burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta SHQIP Abonohuni me Email

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›