100-vjetori i Martin Camajt – Aktivitet homazh për shkrimtarin e spikatur të letërsisë shqipe

Në ambientet e Bibliotekës Publike “Marin Barleti” u zhvillua një mbrëmje letrare me titullin “Me pendlat e korbit të bardhë”, kushtuar 100-vjetorit të lindjes së një prej figurave më të rëndësishme të letërsisë dhe albanologjisë shqiptare, Martin Camaj.
Ky aktivitet nderues për jetën dhe veprën e Camajt, mblodhi bashkë studiues, shkrimtarë, aktorë dhe dashamirës të fjalës së shkruar, në një atmosferë reflektimi poetik dhe kujtese historike.
“Ai ishte një ndër shkrimtarët më modern të letërsisë shqipe. Librat e tij me atë shqipe të bukur”, u shpreh shkrimtari Xhahid Bushati.
Martin Camaj, i lindur më 21 korrik 1925 në Temal të Dukagjinit, është konsideruar si përfaqësuesi më i rëndësishëm i postmodernizmit shqiptar në letërsi.
Gazetar: Marjo Gjini
/rtsh.al/