E Diel, 1 Nëntor 2026

100 vjetori i Nene Terezes sjell aktivitetin Dita Shqiptare


Me rastin e 100-vjetorit te lindjes se Nene Terezes si dhe dites lumturimit te saj ne ambientet e Parlamentit te Austrise ne Vjene do te realizohet aktiviteti Dita Shqiptare nen kujdesin e Kryetares se Kuvendit Jozefina Topalli se bashku me homologen austriake. Topalli se bashku me homologen austriake do te marre pjese ne inaugurimin e ekspozites fotografike Albanien im Gegenlicht si dhe do te zhvilloje takime me studente shqiptare ne Vjene.

Mesohet se Kryetarja e Kuvendit do te zhvilloje nje sere takimesh te vecanta me kreret me te larte te shtetit austriak Presidentin e Republikes se Austrise z. Dr. Heiz Fischer Ministrin e Puneve te Jashtme te Austrise z. Dr. Michael Spindelegger si dhe ish kancelarin austriak z. Dr. Wolfgang Schuumlssel.

Gjithashtu nje takim te vecante Topalli do te kete edhe me homologen e saj Kryetaren e Keshillit Kombetar te Austrise znj. Barbara Prammer. Takimi vjen ne kuader te marredhenieve te shkelqyera midis dy parlamenteve dhe dy vendeve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›