Gjirokastra rrezikon UNESCO-n

Gjithmone e me shume qyteti po betonizohet. Catite tradicionale po zevendesohen me cati te kuqe ose metalike dritaret karakteristike te drurit po nderrohen me te tjera prej duralumini. Dhe gjithe keto zhvillime nuk duhet te ndodhin ne nje qytet qe i perket trashegimise boterore. Tani Gjirokastra eshte ne rrezik per te humbur karakterin e saj unik dhe origjinal. Nese kjo do te vazhdoje edhe per 5 vite qyteti do te humbase statusin e trashegimise boterore thote Stephan Doempke drejtues i Organizates per Ruajtjen dhe Zhvillimin e Gjirokastres.
Sipas tij vendimarresit dhe banoret nuk jane te ndergjegjshem per ate qe po bejne.
Une mendoj se eshte nje mungese ndergjegjesimi mes vendimarresve dhe vete banoreve. Njerezit mendojne se eshte UNESCO ai qe duhet ta ruaje qytetin. Por nuk eshte keshtu. Jane vete banoret dhe shteti shqiptar qe duhet te ruajne vlerat unikale te Gjirokastres. Zhvillimet urbane duhet te mbikqyren dhe banoret duhet te dine se cfare u lejohet te bejne dhe cfare jo tha Doempke.
Gjirokastra u pranua ne UNESCO ne vitin 2005. Qe nga ajo kohe zoti Doempke thote se ka pare numrin e turisteve te pesefishohet duke parlajmeruar se demet e daljes nga UNESCO do te jene te pariparueshme per qytetin.