E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA Shqiperia te zgjidhe krizen politike

Zyrtari i Departamentit amerikan te Shtetit Tom Countryman i ka bere thirrje Shqiperise qe te tejkaloje krizen politike.

Shqiperia nuk ka ende nje situate politike te qendrueshme. Kete e tregon edhe kriza politike e cila ne shpresojme qe te kalohet ka deklaruar Countryman.

Megjithate zyrtari amerikan ka vleresuar se Shqiperia ne vitet e fundit ka arritur shume progrese duke e vene theksin tek anetaresimi ne NATO dhe tek kontributi i saj ne Ballkan.

Countryman ka folur edhe per Kosoven vendi qe sipas tij ka arritur progresin me te madh ne rajon.

Kosova eshte nje vend i ri me nje krah pune ne moshe te re dhe me nje Kushtetute te perparuar qe mbron pakicat ka pohuar Countryman.

Ai ka cilesuar si tejet te rendesishem dialogun me Serbine duke shprehur shpresen e tij qe BE ti jape atij drejtimin e duhur.

Me tej Countryman ka folur edhe per Maqedonine e cila sipas tij ka ende pune per implementimin e Marreveshjes se Ohrit dhe per zgjidhjen e ceshtjes se emrit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›