100-vjetori i Pavarësisë, AQSHF, filma dokumentarë në trojet shqiptare

Arkivi Qëndror Shtetëror i Filmit, do të shfaqë filma dhe dokumentarë në të gjitha hapësirat mbarë shqiptare, kushtuar figurave më të rëndësishme të kombit tonë.
Siparin do ta çelë Maqedonia, ku në muajn shkurt do të jepen prodhime kinematografike për personalitete si Ismail Qemali apo Skëndërbeu. Drejtoresha e Arkivit të filmit Elvira Diamanti vlerëson bashkëpunimin që ka gjetur me shqiptarë e jashtë kufinjëve për të mundësuar këtë nismë.
Ashtu si dhe në vitin e shkuar AQSHF do të vazhdojë që të mërkurën e çdo jave ta vërë në dispozicion kryesisht të të rinjëve të cilët, pa biletë mund të ndjekin prodhimtari kinematografike shqiptare në kinemanë e këtij institucioni.