E Diel, 1 Nëntor 2026

Korçë, makina përplas kalimtarin ,plagodet 73-vjeçari

Një aksident me pasojë plagosjen e një personi është shënuar minuta më parë në Korcë. Ngjarja ka ndodhur në Kryqëzimin e Plasës, ku shtetasi Artion Ceno, 30 vjec teksa drejtonte automjetin e tij me targa DV 2137 A ka përplasur një kalimtar. I plagosuri është shtetasi Selami Berberi, 73 vjec, i cili është dërguar menjëherë në spitalin e qytetit për të marrë ndihmën e duhur. Ndërkohë policia ka vënë në pranga drejtuesin e automjetit dhe po heton për zbardhjen e shkaqeve që kanë cuar në këtë aksident.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›