100 vjetori i Pavarësisë, Eagle sjell “Këngët e lirisë”

Të gjithë abonentët Eagle kanë mundësinë që të zbresin nga www.eaglezone.al dhe www.ringozone.al, nën kategorinë klasike, melodinë e tyre të preferuar, duke filluar nga Hymni Kombëtar, Për Mëmëdhenë, O Popull Luftëtar, Kënga e “Ali Pashë Tepelenës”, Melodia e “Valles së burrave të Kukësit” etj. Të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen mund të ndajnë me njëri-tjetrin melodinë dhe këngën e tyre të preferuar si dhe mund t’i përdorin ato si zile të telefonit të tyre celular.
Eagle Mobile në bashkëpunim me akademikun Vasil S. Tole, ideatori i këtij projekti, kanë bërë të mundur shndërrimin dhe përdorimin si “ringtone muzikore”, të melodive të këngëve më të njohura dhe më të bukura (qytetare patriotike dhe ato popullore), të cilat prej dhjetëra vitesh qëndrojnë në ndërgjegjen historike të shqiptarëve si tipar i spikatur i identitetit kulturor dhe historik.
Nëndrejtori i Përgjithshëm i ALBtelecom dhe Eagle Mobile, Orkunt Yozgat tha se viti 2012 nga ALBtelecom dhe Eagle Mobile është shpallur si viti i teknologjisë. Sipas tij Eagle Mobile përmes mbështetjes së këtij projekti është munduar të sjellë një pjesëz të kulturës së gjerë të popullit shqiptar. Ai tha se Eagle është kompania e parë e cila sjell për të gjithë shqiptarët perlat e melodive dhe këngëve patriotike shqiptare. “Jemi krenar që përmes teknologjisë Eagle Mobile sjell një buqetë të kulturës kombëtare shqiptare pikërisht në atmosferën e 100 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë nuk mund ta linim në harresë këtë fakt”, u shpreh z. Yozgat.
Ndërsa Akadamiku Vasil S. Tole pas falënderimit të kompanisë Eagle Mobile për mbështetjen e këtij projekti shtoi se kjo kompani vlerëson dhe i jep rëndësinë e duhur vlerave dhe simboleve kombëtare. Sipas tij një aktivitet i tillë është i pari i këtij lloji në Shqipëri. "Kjo trashëgimi kulturore muzikore e paraqitur në këtë formë do të sjellë, një ripopullarizim të saj mes nesh në prag të 100-vjetorit të Pavarësisë", tha Tole. /Start/
2012-04-03 16:45