Rama pret raportuesit e KE-së: Të angazhuar për reformat
Gjatë pasdites së shkuar, reporterët Tomas Jirsa dhe Grigore Petrenco zhvilluan një takim me kryetarin e Partisë Socialiste, Edi Rama, i cili vuri në dukje angazhimin e partisë së tij për kryerjen e reformave të kërkuara për integrimin evropian të vendit. Rama ka theksuar se opozita ka ofruar konsensus dhe ka treguar vullnet maksimal për miratimin e ligjeve me 3/5 duke luajtur rolin që i takon në përmbushje të rekomandimeve të Komisionit Evropian.
Duke u ndalur në reformën elektorale, Kryetari i PS u shpreh se Partia Socialiste është e angazhuar për të bërë më të mirën në mënyrë që kjo reformë të përfundojë në një kohë sa më të shpejtë dhe të adresojë të gjitha çështjet sensitive.
Gjithashtu, kreu socialsit u ndal në “problemet serioze që shqetësojnë vendin siç është mungesa e zbatimit të ligjit, korrupsioni, problemet e gjyqësorit dhe rrënjosja e kulturës së pandëshkueshmërisë, si dhe në domsodoshmërinë e zgjedhjes së një Presidenti të Republikës mbi palët përmes një procesi në frymën e Kushtetutës së vendit”.
Ndër të tjera, Rama shprehu shqetësimin për njëanshmërinë e theksuar të Televizionit Publik dhe mungesën e vullnetit të mazhorancës për të miratuar ligjin për median, të hartuar dhe me asistencë të partnerëve ndërkombëtarë. /Start/
2012-04-04 09:58