100 vjetori i Pavarësisë, Muzeu me objekte të parestauruara
Në kohën kur projekti për restaurimin e objekteve etnografike është drejt përfundimit, në pavionin etnografik një pjesë e objekteve do të ekspozohen të pa restauruara.
Shkak për këtë, sipas drejtuesit të laboratorit të arkeometrisë dhe restaurimit, Frederik Stamanti, është mungesa e fondeve si dhe hapësira kohore e shkurtër e vënë në dispozicion. Stamanti shton se po punohet në kushte të vështira dhe mjete laboratorike të kufizuara.
Profesor Frederik Stamanti gjithashtu shpreson që të gjenden fonde për realizimin e projektit për restaurimin e objekteve historike që gjenden në Muzeun e Pavarësisë në qytetin e Vlorës.
Në pavjonin etnografi, në Muzeun Historik Kombëtar, hapja e të cilit është shtyrë disa herë, do të ekspozen 1 mijë objekte etnografike, pjesë e së cilës janë armë të vjetra, veshje, enë, punime druri etj.