E Diel, 1 Nëntor 2026

Hoxhaj, vizitë zyrtare në Mal të Zi

Me ftesë të ministrit të Punëve të Jashtme dhe Integrimeve Evropiane të Malit të Zi, Milan Rocen, ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, të martën do të udhëtojë për një vizitë zyrtare në Mal të Zi.
 

Gjatë vizitës dy ditore në Podgoricë, Hoxhaj do të takohet me presidentin e Malit të Zi, Filip Vujanovic, kryeministrin Igor Luksiç, homologun malazez Milan Rocen si dhe me përfaqësues të tjerë të lartë politik dhe institucionalë në këtë shtet fqinj.

Pas takimit Hoxhaj dhe Rocen do të mbajnë një konferencë të përbashkët për media.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›