E Diel, 1 Nëntor 2026

Lushnjë, tentoi të grabiste magazinën, në pranga 35-vjeçari

Policia e Lushnjës ka arrestuar në flagrancë një person për vjedhje.

Policia bën me dije se ka rënë në pranga shtetasi Artur Ranci, 35 vjeç nga Lushnja.

Mësohet se Ranci është vënë nën pranga pasi po tentonte të grabiste një magazinë me vegla bujqësore në fshatin Plug të Lushnjës.

Ndërkohë policia vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›