E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjedhjet në FRESH, Rama: Të kontribuojmë për një Shqipëri evropiane

Tiranë- Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama gjatë hapjes së garës për kryetarit e ri të FRESH, u ka bërë thirrje të rinjve të bëhen pjesë e politikës në mënyrë që të sjellin zhvillimin e vendit.

Sipas ramës nëse ndryshojmë politikën e sotme do të kemi taksim të drejtë, konkurrencë të ndershme, respektim të lirive dhe të të drejtave.

E drejta e fjalës është e mangët pa të dretën për të dëgjuar, që politika të të dëgjojë nuk mjafton një zë i vetëm, por një kor i madh zërash. Duam një Rilindje Shqiptare, jo një rrënim të mëtejshëm të Shqipërisë, duam punësim, taksim të ndershëm, arsim sipas meritës dhe shëndetësi sipas nevojës, një fshat që zhvillohet. Duam një Shqipëri europiane, jo një Shqipëri që bëhet gazi i botës. Për këtë Shqipëri na duhet dhe një FRESSH i ri, na duhet ti japim së bashku formë një politike të re, ku të gjithë përfshiheni në emër të ëndrrave- tha Rama.

Më tej ai ka kërkuar që në përkujtim të Dëshmorëve të reflektohet për një Shqipëri më të mirë ku gjithësecili të flasë atë që do.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›