E Shtunë, 31 Tetor 2026

Incidente në stadiumin e Peqinit, deputeti Sula qëllon me armë

Peqin- Dhuna në stadiumet e futbollit shqiptar është rikthyer sërish. Këtë herë në stadiumin e Peqinit  gjatë ndeshjes, Shkumbini- Flamurtari, madje ka pasur dhe të shtëna armësh.

Sipas burimeve të sigurta të gazetës Idea nga tifozët në stadium, personi që ka qëlluar është deputeti demokrat në këtë zonë, Dashnor Sula.

Të shtënat kanë ardhur gjatë pjesës së parë dhe akti ka ardhur në formë presioni ndaj ekipit të Flamurtarit për të favorizuar ekipin e Shkumbinit, pasi ky i fundit nëse humbiste rrezikonte rënien nga kategoria.

Ndërsa vetë deputeti Sula i ka mohuar këto zëra dhe ka thënë se nuk ka qëlluar me armë, dhe ndjen keqardhje që keqpërdoret emri i tij.

Ndeshja përfundoi 1:0, goli u shënua nga pika e penalltisë.

/IDEA/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›