100 vjetori i Pavaresise shpata dhe perkrenarja e Skenderbeut ne Tirane

Shpata dhe përkrenarja e Skënderbeut, të cilat ndodhen në muzeun e Vjenës do të vijnë në Shqipëri për t’u ekspozuar në Muzeun Historik Kombëtar.
Ardhja e këtyre objekteve shumë të veçanta do të bëhet në kuadër të 100 vjetorit të Pavarësisë dhe këtë e bën me dije shefja e Muzeologjisë dhe Historisë, Sotirulla Hoxha.
Lidhur me riprodhimin e këtyre dy objekteve të rëndësishme që i përkasin heroit tonë kombëtarë zonja Hoxha thotë se janë riprodhime artistike, por ajo pranon faktin se armët kanë mangësi në realizim ndërsa përkrenarja është realizuar më përpikëri.
Pavioni i periudhës se mesjetës ku pasqyrohet figura e Skënderbeut është ndër më të vizituarit.
Në gjithë botën ka rreth 100 botime dedikuar figurës së Skënderbeut dhe flitet në rreth 20 gjuhë të huaja.