E Diel, 1 Nëntor 2026

Meta nga Fieri Qeveria investime ne shendetesi

Forumi i Gruas për Integrim ka organizuar në qytetin e Fierit një takim mbi sistemin shëndetësor dhe kujdesin ndaj gruas. Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta, i pranishëm në këtë takim, ka deklaruar se shëndetësia rezulton një sektor i suksesshëm me përmirësimin e të treguesve të saj. Sipas Metës, janë përmirësuar treguesit e jetëgjatësisë dhe në përgjithësi treguesit e shëndetit publik. Kreu i LSI-së shtoi se ky sukses vjen falë vlerësimit që i ka bërë qeveria dhe drejtuesit e shëndetësisë këtij sektori, përmes investimeve në aparatura moderne në spitalet kryesore të vendit. Zoti Meta, u shpreh se Lëvizja e Gruas për Integrim, është shndërruar në një faktor zhvillimi në të gjitha fushat. Ai nënvizoi se është e rëndësishme që gratë të kenë më shumë hapësira në të gjitha fushat, përfshirë edhe politikën.
Ky ishte një takim i LGI-së në Fier, në kuadër të turit të tryezave të rrumbullakëta në të gjithë vendin për sektorë të ndryshëm.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›