E Shtunë, 31 Tetor 2026

100-vjetori i Vatrës, organizohet konferencë shkencore

Në 100- vjetorin e Federatës Vatra, akademia e shkencave ka organizuar një konferencë shkencore ku nxjerr në pah kontributin e kësaj iniciative shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në një shekull shtet shqiptar.
 

Për ministrin Bumçi eksperienca e "Vatrës" është një shtysë e mirë për të hedhur më shumë vështrimin tek Diaspora duke ngritur qëndra kulturore që të ruajnë traditat kombëtare edhe jashtë kufijëve.
 

Ndërsa historianët Beqir Meta dhe Valentina Duka vlerësojnë rolin që kjo organizatë ka luajtur ndër vite e sidomos me lobimin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
 

Vatra lindi 100 vjet më parë si një nevojë për organizimin e komunitetit shqiptar por me kalimin e viteve u bë një prej pikave më të forta të orientimit të çërshtjes shqiptare në diaspor.
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›