Eutanazia, Vasili kundër ligjit që lejon vdekjen me dëshirë

Petrit Vasili, një mjek në pozicionin e ministrit të shëndetësisë, nuk mund ti shpëtoj debatit për eutanazinë.
Në një intervistë për “Ora News” Vasili renditet menjëherë në kundërshtarët e një ligji që në shumë vende të botës lejon vdekjen me dëshirë nëpërmjet injeksionit.
Shqipëria nuk ka asnjë lloj ankesi ligjor që trajton si çështje eutanazinë. Akti i vdekjes së stimuluar në shumë vende të botës është ende debat edhe pse në shumë shtet është i ligjëruar.
Për eutanazinë ka mjaft koncepete, por në kuptimin burimor eutanazia përcakton dëshirën dhe lutjen e njeriut për një vdekje të shpejtë dhe pa dhembje nëpërmjet injeskionit të mjekut.