Vetëvritet Ardian Klosi, vuante prej kohësh nga depresioni

Familja ishte e shqetësuar sepse atë pasdite ai nuk po përgjigjej më në telefon. Bashkëshortja ka lajmëruar policinë, e cila ka shkuar menjëherë në këtë banesë duke kostatuar se studiuesi i njohur ishte vetëvarur. Muajt e fundit gjendja psikologjike e publicistit ishte mjaft e rënduar, brenda një kohe të shkurtër ai kishtet tentuar 2 herë të vetëvritej dhe herën e fundit është kuruar në spitalin psikiatrik të Tiranës. Këtë herë i ndodhur vetëm në shtëpinë e tij, Klosi ka vendosur t`i jap fund jetës.
Ndërsa këtë të premte, në shtëpinë ku ndërroi jetë nuk ishte askush për të pritur ngushëllime. Bashkëshortja Jutta Benzenberg dhe dy vajzat janë vendosur në shtëpinë e së motrës, pranë Stacionit të Trenit, nga ku do të presin dhe përcjellin të afërmit dhe miqtë që ngushëllojnë dhe ndajnë për Klosin kujtimet e tyre.
Familjen e Klosit e ka ngushëlluar presidenti Bamir Topi. Presidenti është shprehur se largimi i parakohshëm nga kjo jetë i shkrimtarit, analistit letrar, përkthyesit, publicistit dhe aktivistit të njohur publik të shoqërisë civile, është një humbje e madhe dhe e pazëvendësueshme për familjen dhe shoqërinë".
Edhe Kreu i Partisë Socialiste Edi Rama në Tëitter shprehu ngushëllimet për ndarjen nga jeta të studiuesit Klosi.
Edhe Partia Socialiste nëpërmjet një deklarate ngushëllon familjen për humbjen e një nga emrave më të njohur të publicistikës.
Ende nuk është konfirmuar nga autoritet shtetërore, nëse do të këtë homazhe në nder të tij, ndërsa familja do të presë përgjatë së shtunës ngushëllimet për të ndjerin. I vetmi Institucion i cili ka përkujtuar veprën e Klosit është Muzeu Historik Kombëtar, i cili ka ekspozuar të gjitha botimet e tij.
Ardian Klosi ishte publicist, shkrimtar, përkthyes, por kohët e fundit u shfaq edhe si aktivist i shoqërisë civile. Ai lindi në vitin 1957 dhe u diplomua në vitin 1981 në degën Gjuhë-Letërsi, në Universitetin e Tiranës. Më pas, në vitin 1990 mbrojti me sukses studimet doktorale. Pas vendosjes së demokracisë Klosi u tranferua në Gjermani, ku u njoh edhe me fotografen që do të bëhej bashkëshortja e tij. Nga martesa e tyre erdhën në jetë 2 vajza.