100-vjetori i lindjes perkujtohet Tefta Tashko Koco

E kane titulluar Arti lirik i jetes sime dhe do te vije per publikun mbremjen e se merkures. Repertori i Tefta Tashko Kocos do te vije permes zerave te solisteve Edith Mihali Marjana Leka Ylber Gjini Irini Nikolla Eva Golemi Armaldo Kllogjeri Erjona Gjyzeli Armando Likaj Ramona Tullumani etj. Do te shoqerojne ne kete koncert Orkestra Simfonike dhe Kori i Teatrit te Operes ndersa do te dirigjoje Zhani Ciko mjeshter i madh.
Ky koncert eshte nder te paktet per te mos thene i vetmi qe perkujton kengetaren e madhe shqiptare ne kete 100-vjetor. Nismat per te sjelle ne vemendje figuren e saj jane thuajse te pandjeshme. Ky koncert vjen pak dite para ditelindjes se saj te 100-te me 2 nentor. Ajo erdhi ne jete ne Fajum te Egjiptit. Megjithe largesine familja e mbajti shume prane rrenjeve te saj. Deri ne moshen 11-vjecare Tefta ne shtepi fliste shqip dhe jashte saj arabisht. Ne shtepine e tyre mesohej edhe shqipja e shkruar. Pas vdekjes se te atit me 1915-n familja u kthye per te jetuar ne Korce.
Me 1921 Teften e regjistruan ne Shkollen Qytetese te Vashavetit. Ajo e gjeti jeten e Korces mjaft te gjalle krahasuar me ate te Fajumit. Nje vit pas mberritjes nga Egjipti me 1922 Tefta do te kendonte ne kor kur per here te pare do te ekzekutohej ne Korce me kor e orkester Aleluja e Hendelit nen drejtimin e Thoma Nasit. Nje tjeter impuls per te ardhmen artistike te saj ne vitet 1920 luajti Liceu Francez i Korces i themeluar me 1917-n. Liceu beri qe kultura franceze te depertonte ndjeshem te korcaret dhe nje pjese e mire e mesuesve franceze te kesaj shkolle te cilet luanin ne instrumente muzikore klasike u integruan me se miri dhe ishin aktive ne jeten muzikore te Korces.
Havier de Korvill drejtori teknik i liceut bashke me te shoqen i ofruan Teftes mbeshtetjen pas kthimit te saj nga Franca qe karriera e saj te ecte mbare ne Shqiperi. Por miqesia me e mire dhe me frytdhenese ne fushen e profesionit ishte ajo me pianistin Zhak Uinkler i cili u be dhe shoqeruesi i saj ne koncertet e organizuara ne Korce. Pergjithesisht klima e gjalle artistike e viteve 1920 ne Korce jo vetem e fokusuan edhe me shume mendjen e Teftes drejt perspektives se te kenduarit por u bene nje trampoline e pershtatshme per levizjen e saj bashke me te tjere pjesetare te familjes drejt Frances.
Qendroi ne France per nente vjet me radhe ku beri shkollen e mesme ne Montpelie dhe te larten ne Paris. Gjate gjithe kesaj periudhe ajo jetoi me te emen te vellane Lekon dhe motren Katinen. Edhe me vellain tjeter Gaqon kontaktet ishin te vazhdueshme. Tefta eshte nje nder kengetaret me te shquara te brezit te pare te muzikes shqiptare. Kushtet e kohes nuk e lejuan te realizohej ne skenen operistike shqiptare dhe kjo eshte arsyeja qe aktiviteti i saj ne Shqiperi permblidhet ne nje numer koncertesh me piano. Tefta Tashko Koco nderroi jete me 2 dhjetor te vitit 1947.
2010-10-26 1544