Leksi lindur 26 gusht pagezuar 4 shtator 1910

Bota zyrtare e akademikeve dhe albanologeve perkujtoi dje me konference nderkombetare Aleks Buden. Ishte 100-vjetori i lindjes se Budes 1910-1993.
Te gjithe sa ishin ne salle e identifikuan si zeri i nje predikatori te historise kombetare dijetari historiani atdhetar qe iu perkushtua studimit te historise shqiptare te formimit dhe prejardhjes se tij vendit e rolit te vet te merituar ne historine e popujve te Ballkanit.
Perkujtimi i Prof. Aleks Buda u be Akademine e Shkencave. Ai eshte nje nga themeluesit e saj dhe kryetari i saj i pare me 1972.
Edhe njehere per u fol per profesorin qe i perkiste brezit te pare te intelektualeve te shquar te pasluftes qe i ra barra e madhe por fisnike e zhvillimit te arsimit dhe te kultures kombetare ne pergjithesi dhe te fillimit te perpjekjeve per studimin mbi baza shkencore dhe metodologjike te historise se popullit shqiptar te gjuhes dhe kultures se tij.
I shprehen mirenjohjen per kontributin ne studimin e thelluar dhe kritik te literatures historiografike ballkanike dhe evropiane te shkruar mbi Shqiperine dhe shqiptaret me karakter historik arkeologjik etnografik gjuhesor etj. Te ky kontribut spikat kultura e gjere historike dhe horizonti i jashtezakonshem i formimit te prof. Budes si studiues dhe historian.
Periudha e Levizjes Kombetare Periudha e Skenderbeut ne Shqiperi qe ishte fusha kryesore e studimeve te tij. Rezultatet e kerkimeve kane zene vend ne tekstin Historia se Shqiperise vellimi I ne kapitullin Formimi i popullit shqiptar Gjeneza e shqiptareve Kushtet historike per formimin e popullit shqiptar dhe Lindja dhe formimi i marredhenieve feudale ne shekujt VIII-XII.
Megjithate nuk krahasohej ai senduk xhami dje ne hollin e Akademise se Shkencave ku familja kishte sjelle te mbyllur objektet personale te profesorit makina e shkrimit e prof.
F. Babingerit dhuruar nga e shoqja e tij pas vdekjes se Babingerit transistor i blere ne RFGJ qe Vjena dhe Salcburgu te degjoheshin po aq mire sa Tirana dhe Italia sahat zgjimi dhurate nga prof. Stremitzer Rektor i Universitetit te Vjenes per ceshtjet ekonomike leter e shkruar nga A. Buda permban te dhena per daten e lindjes e te pagezimit te disa femijve te familjes Buda.
Per veten e tij ka shkruar Leksi lindur 26 gusht pagezuar 4 shtator 1910 mjete shkrimi e leter thithese bereta blu kravata e kuqe me pika te bardha gjyzlyket nje liber i Getes autor i parapelqyer i Budes botim i vitit 1845 nje aparat fotografik dhuruar nga grup profesoresh te ish RDGJ nje aparat fotografik me pllaka.
U desh te hiqnim xhamin qe blici te mos digjte kete bote relikesh qe tregonte me gjalle se fjalet e vdekura ku kishte jetuar profesori cfare kish bere ne jete cfare kish lexuar dhe cfare feje kishte.