Ligji per Artin e majta ngre dyshime

Komisioni per Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik ne rendin e dites se djeshme diskutoi Projektligjin Per Artin. Per te po flitet qysh prej pranveres. Por tani eshte faza e diskutimit dhe shqyrtimit te tij nen per nen.
Ne analizen e pare nga Komisioni per Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik qe u be me ministrin e Kultures Ferdinand Xhaferaj perballe ligji i ka lene te pakenaqur anetaret e se majtes.
Perfaqesuesit e opozites qe nga kryetarja Valentina Leskaj dhe anetaret Alfred Dalipi Luiza Xhuvani Agim Leka etj ne diskutimet e tyre ngriten shqetesimin mbi nje fenomen ne kulture i cili eshte pasqyruar ne menyre integrale ne ligj fenomeni i centralizimit te gjithe veprimtarise kulturore te artit skenik.
Ligji parashikon qe te ngreje Qendren Kombetare te Artit e cila do te kryesohet nga nje kryetar i emeruar nga Keshilli i Ministrave pas propozimit te ministrit dhe i drejtuar nga nje bord me 7 vete te cilet do te perzgjidhen ne baze te propozimeve nga ministria e Kultures dhe nga teatrot kombetare.
Nje nga shqetesimet e te majteve ishte qe pese anetaret e ketij bordi me gjithe kryetarin vijne direkt te emeruar nga Keshilli i Ministrave dhe Ministria e Kultures cka tregon se edhe strukturat do te jene teresisht ne sherbim te ekzekutivit.
Ligji ne te teresine e vet sipas opozites dhe diskutuesve te saj konkretisht Luiza Xhuvani dhe Alfred Dalipi me menyren se si eshte strukturuar nuk garanton decentralizim dhe funksionim te strukturave lokale atje ku ekzistojne.
Opozita shprehu shqetesimin dhe kerkoi para ministrit se cili ishte standardi dhe modeli ku eshte mbeshtetur Ministria e Turizmit Kultures Rinise dhe Sporteve per hartimin e Ligjit Per Artin.
Te gjitha keto paten nje pergjigje nga Xhaferaj nuk ka nje model konkret te cilit i perqaset ligji por qeveria eshte e angazhuar qe te mbeshtese edhe ato struktura qe ne bashki dhe pushtete vendore kane arritur ta atrofizojne dhe varferojne jeten kulturore te vendit.
Perfaqesuesit e opozites ne Komision sugjeruan qe Bordi i Qendres Kombetare te Artit te perbehet nga personalitete te artit skenik te cilet mundesisht te mos kene konflikt interesi po edhe te mos jene te varur nga qeveria cka do ta bente bordin pak me te pavarur dhe ne pamje te pare nuk do te kishte nje format te politizuar edhe paragjykues.
Deputeti Aldrin Dalipi i ka permendur ministrit te Kultures ceshtjen e Piramides nese gjithe ky ligj dhe seriozitet qe juve parashtroni i ka paraprire edhe nje deklarate te kryeministrit per ta shnderruar Piramiden ne nje tempull te artit skenik. Xhaferaj tha se kjo deklarate eshte bere para se te hartohej Ligji Per Artin. Tani jemi perballe nje tjeter deklarate qe ky tempull ti kthehet Parlamentit.
Per kete Xhaferaj tha skam shpatulla per nje vendim qe e ka marre parlamenti ne kundershtim me kete politike.
Nje dite perpara te dielen zyra e shtypit e ministrit te Kultures doli me nje delarate ku me nje partizanizem ekstrem politik dhe gabime gjuhesore foshnjarake shpallte Ne vend qe te festojne per dasmen e kryetarit te tyre deputetet e kesaj partie e kane mendjen te akuzojne qeverine per te pavertetat qe duan ti besoje populli shqiptare.
shte per tu cuditur fakti qe Partia Socialiste permend gjithmone qe vendi eshte ne krize e nderkohe mendjen e kane tek Faraoni i vjeter.
Dashurine e madhe qe kane per piramiden do tua shprehim sa here ato do te kene nevoje per nje tapet te kuq per ta shtruar. Shpenzimet e deritanishme do te jene te gjitha funksionale dhe nuk do te kete mungese efektiviteti.