100 vjetori i lindjes së Nënë Terezës, aktivitete në Tiranë

Ne 100 -vjetorin e lindjes se Nene Terezes, jane celur zyrtarisht aktivitetet qe do te mbahen ne nderim te misionares se perbotshme deri me date 26 gusht. Nje konference perkujtimore eshte organizuar per nder te shqiptares se madhe, gruas se brishte, Gonxhe Bojaxhi, e cila ka ushqyer kudo ne bote miresi, paqe, dashuri, meshire e tolerance.
"Mesazhi i saj i madh e kapercen kornizen e epokes ku jetoi, pasi misioni i Nene Terezes ka qene mendja dhe zemra njerezore", tha ministri i MTKRS, Ferdinand Xhaferraj. E njohur si Nene Tereza, Gonxhe Bojaxhi me misionin e saj humanist qe ndermori pergjate gjithe jetes, eshte shnderruar nje ikone paqje dhe dashurie per mbare njerezimin. "Nene Tereza jone ka realizuar ne jeten e vet ate qyteterim te dashurise per te cilen ka folur shume heret Papa Gjon Pali II. Nene Tereza, keshtu ka jetuar dhe keshtu na ka mesuar dhe ne qe te jetojme duke ndjekur shembullin e saj, ti kerkojme sinqerisht edhe ne te ndjekim rrugen qe na coi ne ndertimin e qyteterimit te dashurise", u shpreh Angelo Masafra, zv/ president i konferences ipeshkevore.
Ne mjediset e TOB eshte celur ekspozita fotografike "Nene Tereza" e jane ekspozuar gjithashtu edhe librat qe jane kushtuar. Anjez Gonxhe Bojaxhi lindi me 26 gusht 1910, në një familje shqiptare në Shkup të Maqedonisë. Në 1928 në moshën 18 vjeçe, kërkon të pranohet nga motrat e Loretos, që punonin në Bengal, në afërsi të Kalkutës. Ne 1979, merr çmimin Nobel për Paqe. Ne 5 shtator 1997 nderron jete ne shtëpinë "Nëna e Kalkutës". Ndersa ne vitin 2003 ne Vatikan filloi procesi i shenjterimit dhe Nene Tereza u shpall e lume.
Vilma Masha