E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Në pritje për zgjidhjen e krizës

Opozita po pret zgjidhjen e krizes, duke hequr dore vetem perkohesisht nga protestat. Nje periudhe e ndermjetme e quajti kryesocialisti Edi Rama kete ....pa protesta dhe pa bojkot parlamenti. "Rruga e protestave mbetet e hapur ne rast se pala tjeter nuk do te pranoje zgjidhjen. Fakti qe ne ne kete periudhe te ndermjeteme jemi vene teresisht ne dispozicion te negocimit dhe te zgjidhim krizen nuk do te thote aspak se kriza eshte lehtesuar dhe aq me pak akoma se kriza eshte zgjidhur", tha Edi Rama, kryetar i PS-se.

Ne anen tjeter sipas kryesocialistit, mazhoranca po perpiqet te zvarrise procesin e zgjidhjes duke shperfillur faktorin nderkombetar. "Insiston qe kriza te devijohet me propozime te cilat nuk e zgjidhin ate. Si e ashtuquajtura pakete e kryeministrit qe eshte vetem ambalazhim me fjale i disa gjerave te vjetra", u shpreh Rama.

Skadimi i afatit 2 javor qe nga darka e Strasburgut, do te kete efekt negativ ne te ardhmen ne marredheniet mes BE-se dhe Shqiperise paralajmeroi Rama. "Nuk jemi ne nje periudhe lufte me afate qe pavaresisht sensit te tyre ultimativ, ne momentin e skadimit prodhoi menjehere efekte bombarduese", tha ai. Kreu i Partise Socialiste nuk dha asnje detaj per nje draft mbi te cilin negociohet por la te kuptohet se negociatat vazhdojne cdo dite.

Dorian Kodra

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›