Blatter i dorëzon kupën e Botës, Mothlantes

Presidenti i FIFA-s, Sep Blatter i ka dorëzuar zyrtarisht Kupen e Botes zevendespresidentit te Afrikes se Jugut Kgalema Mothlante, kur mbeten edhe shtate dite nga nisja e kompeticionit me te rendesishem te futbollit botëror. Ne fjalen e tij, Blatter i eshte përgjigjur edhe nje here te gjithe skeptikeve, te cilet ishin kunder organizmit te Boterorit ne shtetin afrikan.
"Kjo eshte Kupa e Botes, por a mbajne dot afrikanet? A jane gati ata? Te gjitha keto pyetje i bejne njerëz xheloze, te cilet nuk besonin tek ju. Por ju dhe une mesuam qe nga dita e pare qe mund ta organizonit Boterin. Perfundimisht po”, ka bere te ditur presidenti i FIFA-s, i cili ishte dhe mbeshtetesi kryesor qe kompeticioni me i madh futbollistik te zhvillohej per here te pare ne histori ne kontinentin e Afrikes. Organizatoret e finaleve te Kupes se Botes jane shprehur se gjithcka eshte gati dhe pritet vetem nisja e topit te pare te turneut.
Nga ana tjeter, zevendespresidenti i Afrikes se Jugut, Mothlante eshte shprehur optimist se trofeu do te fitohet per here te pare nga nje prej skuadrave afrikane. “Kjo nuk eshte vetem herea e pare qe Kupa e Botes viziton Afriken, por per here te pare ajo do te qendroje ketu, pasi nje nga skuadrat afrikane do ta fitoje ate”, ka thene Mothlante. Finalet e Boterorit do te nisin me 11 qershor me ndeshjen Afrike e Jugut-Uruguai.
Nertan Prifti