100-vjetori i pavarësisë, publikohet "Memorandumi i Greçës"

"Memorandumi i Greçës" hap aktivitetet në Bibliotekën Kombëtare në kuadër të 100 vjetorit të pavarësisë. Ky dokument më i rëndësishëm i kryengritjes në arenën ndërkombëtare, i hartuar nga Ismail Qemali e Luigj Gurakuqi, i njohur si "Libri i Kuq" është ekspozuar në hollin e Bibliotekës kombëtare.
Sipas shefit të sektorit të bibliografisë në këtë bibliotekë Maks Gjinaj ky është libri i cili përmban 12 kërkesat për autonomi e deri fitoren e pavarësisë dhe i përshtatet më së miri momentit historik për vendin tonë.
“Memorandumi i Greçës” pati jehonë të madhe ndër shqiptarët në gjitha viset e botës ku ata jetonin. Ekspozita do të vijojë edhe në javët në vazhdim ,ku libra të tjerë të përzgjedhura nga këshilli shkencor i bibliotekës, do të vendosen për interesin e qytetarëve