Kapet me pasaportë biometrike false, arrestohet kosovari

Një shtetas kosovar ka rënë në pranga për përdorim të pasaportës biometrike false. Shtetasi Shqipërim Vogliqi, 23 vjeç, është kapur nga policia e Tiranës, pasi u zbulua se ishte pajisur me pasaportë biometrike shqiptare të rreme në emër të shtetasit shqiptar, Nderim Xhini.
Ky nuk është rasti i parë që shtetasit kosovarë kapen me pasaporta biometrike false, duke blerë në këmbim të shumave të caktuara të parave identitetet e shtetasve shqiptare. Raste të shumta janë shënuar edhe gjatë sezonit veror, ndërsa fenomeni ka marrë shtrirje kryesisht pas liberalizimit të vizave për Shqipërinë, cfarë u krijon mundësinë për lëvizje të lirë brenda zonës Shengen.
Blutë e Tiranës gjithashtu kanë bërë të mundur edhe ndalimin e një shtetasi të shpallur në kërkim, përkatësisht 19 vjeçarit nga Laçi, Ermal Karaj. Ndalimi i tij u bë pasi Karaj akuzohet për plagosje dhe armëmbajtje pa leje. Materialet lidhur me rastet e mësipërme i kaluan Prokurorisë për ndjekje të mëtejshme.