100-vjetori i shpalosjes së Flamurit Kombëtar Shqiptar në Kimez
27/04/2011 Garibaldi për Pavarësinë e Shqipërisë
27 prill 1911 – 2011
Në fillim të vitit 1911 e gjithë Shqipëria ishte në përgatitje dhe e gatshme për kryengritje. Në këto ditë erdhi në atdhe arbëreshi Torenc Toçi, i cili pas këshillimeve me djalin e gjeneral Garibaldit, Riccoti Garibald, që ishte Kryetar i Senatit Italian, do të punonte për organizimin e një Kuvendi për shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë. Një Kuvend i shqiptarëve me një program të qartë do të ishte një faktor që edhe qeveritë e shteteve evropiane të kujdeseshin dhe ndihmonin shqiptarët, për krijimin e shtetit të tyre të pavarur.
Ai arriti që të bashkojë përfaqësues të qytetit të Shkodrës, të Malësisë së Madhe, të Dukagjinit, Pukës dhe Mirditës, Fandit e Kthellës, Malësisë së Lezhës etj. Si fillim u organizua një manifestim i madh popullor tek Kisha e Shën Gjonit në Domgjon të Fandit, ku u shpalos Flamuri Kombëtar Shqiptar më 26 prill 1911 dhe u vendos që të nesërmen në fshatin Kimez të bëhej një mbledhje e gjerë e të lidhej besa për tju bashkuar çështjes së lirisë.
Torenc Toçi këtë mbledhje, me këta përfaqësues e organizoi me mendimin: “Nuk mjafton të ngrihesh e të luftosh pushtuesit. Është e domosdoshme, që kryengritja të ketë një shpirt të vetëm; Flamurin Kombëtar, provë kjo e një programi fisnik, një qëllim veprimi, rregulla e disiplinë të tillë, që autorizojnë botën civile të ndërhyjnë në favorin tonë”.
Kuvendi u organizua më 27 prill 1911 në kullën e Zef Ndojit. Mbledhja ngriti Flamurin Kombëtar Shqiptar dhe miratoi vulën e “Qeverisë së Përkohshme”, kryetar i sajë u zgjodh Torenc Toçi. Megjithëse shpalli një qeveri të përkohshme, ky Kuvend në të vërtetë ishte një Besëlidhje për të vazhduar kryengritjen, dhe u bë bërthamë e drejtimit të luftës për liri. Rëndësia e saj do të mbetët në histori, se aty në një besëlidhje të disa krahinave me miratim dhe entuziazmin popullor u ngrit Flamuri Kombëtar Shqiptar.
Në dokumentin origjinal të firmosur (shumica analfabet, kanë vënë gjurmën e gishtit), që ruhet në AQSH Tiranë, lexojmë: “Kimëz 27. 4.1911. Ne të nënshkruemit tuj mendu, qi gjith kombi shqiptar si tkështen dhe muhamedan…… Qeveria e Perteshme ka me u mundue për luftë e për liri tplot e për form tqeverisë tpërgjithshme…”.
Në fakt qëllimi dhe ideja e Kuvendit të Kimzës ishte Besëlidhja për kryengritje, por për efekt të njohjes nga vendet evropiane u përcaktua, se krijohej një qeveri provizore.
Kjo ngjarje që u pasqyrua gjerësisht në shtypin e Evropës.
Shtypi shqiptar i kushtoi rëndësi kësaj ngjarje duke e përhapur këtë lajm. Gazeta “Liri e Shqipërisë”, 30 maj 1911, njoftonte: “Mirditorët u mblodhën dhe u betuan e deklaruan “Veturdhnimin e Shqipërisë. U zgjodh një qeveri e përkohshme nën kryesinë e gjeneralit Torenc Toçi dhe u shpërnda një qarkore nëpër konsullata kudo nga qeveria e përkohshme. ...Trumbeta po na thërret, flamuri i veturdhnimit të Shqipnisë u ngrit e po valon në ato male të Gegërisë si në kohë të Skenderbeut”.
Një misionar amerikan, që në këtë periudhë ishte në Shqipëri na njofton edhe për rëndësinë e kësaj ngjarje dhe vëmendjen që i kushtoi politika e pushtuesit otoman. Me rastin e vizitës që Sulltani bëri në vilajetet shqiptare në verën e vitit 1911, Çarls Telford Erikson na njofton: “Në shenjë fisnikërie, u dhanë ca premtime të vagëlluara (nga Sulltani) për autonomi shqiptare, madje dhe për një qeveri të përkohshme me Torenc Toçin si Kryeministër, Kryezotin e malësorëve...”.
Besëlidhja i tregoi botës, se populli ishte i gatshëm që krahas luftës për pavarësi ndaj pushtuesit shekullor otoman, ai ishte i gatshëm ta mbronte atdheun edhe ndaj çdo synimi shovinist të shteteve fqinjë.
Pjesëtarët e Besëlidhjes që u betuan para Flamurit Kombëtar Shqiptar në Kimëz, 27 prill 1911.
Dod Frroku, bajraktar i Kuzhnenit. Prenk Tuc Doda, prej parijet tFanit. Dr. Torenc Toçi. Ndue Per Deda, prej Gojanit, Dod Bardhoku, bajraktari i Khtellës. Kol Marka Kola, prej Kapidanash. Preng Mark Prenga, bajraktar i Oroshit. Ndue Frrok Deda. Marash Nika, bajraktar i Shalës. Gjelosh Kola, bajraktar i Shoshit. Prend Uka, bajraktar i Berishës (Pukë). Frrok Kola, bajraktar i Thaçit (Pukë). Sadri Luka, krye në Theth. Gjin Difi, krye në Mertur, (përfaqsues i bajraktarit). Mark Sokoli, për bajraktarin e Nikajve. Çerim Ndou, për bajraktarin e Toplanës. Prel Tuli, i Merturit. Ndue Mark Llesh Kola, prej Xhuxhet të bajrakut të Fandit, Zef Ndoj, prej Kimzës. Ndue Ndrec Lazri, i Korthpulës. Ndue Gjin Noci, prej Kuzhneni. Geg Filip Çuni, për Shkoder. Preng Marka Gjeta, (për bajraktarin e Kthellës.) Ndrec Gega, i bajrakut Kthellës.