Romeo dhe Zhuljeta behet Dashuri e Hidhur

Historia e famshme “Romeos dhe Zhuljetës” do të përcjell në Tiranë përplasjet mes brezave prindër fëmijë dhe anasjelltas. Tragjedia e Shekspirit do të vijë risi në Teatrin Kombëtar të premten, madje regjisori Carlo Bruno ka vendosur të ndryshojë edhe titullin duke e quajtur “Dashuri e Hidhur”.
“Vështirësia ime ishte përballja me një kulturë dhe me një gjuhë tjetër. Në fillim të gjithë kishim dyshim, por unë zgjodha të trajtoja përmes këtij teatri diçka të përbashkët mes dy vendeve. Aktorët i kam zgjedhur në situata krejt natyrale sepse kështu duhet të jetë. Në një nga ditët e audicioneve dëgjuam të shtëna dhe ajo ditë e 21 janarit ndikoi në zgjedhjen tonë për të mos ngjitur armiq në skenë, për t’i mabjtuar ata brenda nesh”- tha Bruno.
Raportet që ka zgjedhur Bruno mes aktorëve të vjetër të teatrit dhe të rinjve, duke u lënë këtyre të fundit rolet kryesore, janë po ashtu një risi e kësaj pjese.
“Ajo që më intereson më tepër është se si do e presë publiku dhe kjo ndoshta është pika më interesante. Është takimi i gjithë punës që kemi bërë me publikun që do të vijë ta shohë. Besoj se do kënaqen nga kjo prurje e freskët që ka një vizion ndryshe. Një bashkëpunim i mrekullueshëm mes brezave. Kemi shkuar shumë mirë me njëri-tjetrin, dhe kjo s’ka të bëjë vetëm me atmosferën epuës, por edhe me mënyrën se si drejtohet kjo punë”- thotë aktorja Yllka Mujo.
“Dashuri e Hidhur” do të luhet nga nëntë aktorë dhe një fëmijë në një skenografi pothuajse bosh të përbërë vetëm nga disa stola dërrase.
Aurela Papadhima