1000 podujevas në PDK

Në komunën e Podujevës, me të cilën udhëheq LDK-ja, u anëtarësuan në PDK 1000 të rinj. Kryetari i partisë, aty ka folur si shef i qeverisë. Hashim Thaçi, përsëri ka pretuar rritje të pagave në sektorin publik. Ai tha se do të rriten pagat në sektorin e shëndetësie, arsimit, në FSK, për Invalidët e Luftës e Familjet e dëshmorëve, transmeton rtk.
Ndërkaq, ish kreu i SHIK-ut, tash anëtar i PDK-së, Kadri Veseli, ka kërkuar nga qytetarët e Podujevës që në vitin 2013 t’i bashkohen PDK-së. “Vizoni ynë është evropian, andaj vitin e ardhshme kërkojmë që edhe të gjithë ju, t’i bashkëngjiteni këtij vizioni”, ka thënë Veseli.
Anëtarësimet po bëhen në kuadër të fushatës së zgjedhjeve të brendshme të PDK-së./Indeksonline/