Gazetarët, probleme sociale dhe ekonomike

Gazetari dhe kryeredaktori, aktualisht Kryetar i Unionit të Gazetarëve Shqiptarë, Aleksandër Çipa thotë se gazetërët sot kanë probleme të mëdha ekonomike dhe sociale.
“Sot shumica e gazetarëve janë në rrethana ekzistenciale sociale dhe financiare. Shumica e tyre janë në një batak profesionalizmi dhe janë në lëngatën që dominanca e pushteteve të tjera i bën pushtetit tonë të quajtur ‘pushtet’ mediatik”, ka thënë ai.
Sipas tij, këtij komuniteti i mungon organizimi.
“Këto sfida janë aq të shumta sa sot është e vështirë t’i numërosh, por më e vështirë është fakti që ky komunitet nuk bëhet dot bashkësi, nuk organizohet për të nisur dhe për t’ia dalë proceseve të vetërregullimit”, ka thënë Çipa./Indeksonline/