E verteta mbi Hamallen
Ndonese kane kaluar pothuajse 20 vjet demokraci mund te themi te bindur se problemet e pronesise lidhur me njohjen kthimin dhe kompensimin e pronave pronareve te ligjshem qe shteti diktatorial ia konfiskoi ne menyre te padrejte ende nuk jane zgjidhur. Keto probleme vazhdojne te shfaqen cdo dite ne forma nga me te ndryshmet duke degjeneruar shpesh ne konflikte te dhunshme sic ishte rasti me i fundit ne Hamalle.
Po cila eshte e verteta e kesaj zone kaq shume te perfolur keto dite ku shteti u ndie i pafuqishem jo me shume per shkak te luftes qe shpallen nje grup njerezish informal sesa per shkak te mediatizimit dhe shfrytezimit qe iu be ceshtjes per mbrojtjen e interesave personale te nje grupi te ngushte njerezish te cilet tentojne te shtremberojne faktet Tashme eshte bere zakon qe kjo gje te ndodhe rendom per cdo ceshtje ne Shqiperi ku viktima te kesaj propagande mbeten qytetaret e thjeshte te cilet duhet te presin kompromisin e radhes.
Per te kuptuar me mire te verteten ne Hamalle duhet te kthehemi mbrapa ne kohe e pikerisht ne fillimet e viteve 90 te cilat sollen ndryshime thelbesore ne strukturen e shtetit shqiptar. Keto ndryshime do te reflektoheshin njekohesisht edhe ne ceshtjen e pronesise mbi token dhe do te kishin pasoja te rendesishme ne te ardhmen. Aprovimi i ligjit nr 7501 date 19.7.1991 Per Token do te luaje rolin kryesor ne vitet qe pasojne. Tashme ky ligj eshte shnderruar ne burimin kryesor te konflikteve ne fushen e pronesise jo vetem per shkak te te metave te vete ligjit por ceshte me e rendesishme per shkak te zbatimit te tij. E ne rast se te metat e ligjit te famshem nr. 7501 shume shpesh kane qene pjese e debateve publike zbatimi i tij nga njerezit e ngarkuar te ligjit sikurse jane anetaret e Komisionit te Ndarjes se Tokes ka kaluar gjithmone ne heshtje. E pikerisht tek zbatimi i ligjit duhet kerkuar e verteta mbi titujt e pronesise ne Hamalle qe jane edhe burim konflikti.
Ne nenin 5 te te shumeperfolurit ligji nr. 7501 parashikohet qarte se perfituesit nga ky ligj jane familjet anetare te kooperatives bujqesore ndersa shperndarja e tokes do te behet nga komisioni i tokes. Ketu nis edhe kalvari i abuzimeve me zbatimin e ketij ligji pasojat e te cilit ndihen sot ne Hamalle ku u perfitua toke ne parcelat 2/1 3/1 dhe 3/2 nga 34 familje te cilat jo vetem qe nuk kishin qene anetare te kooperativave bujqesore por nuk ishin as banore te asaj zone para dates 01/08/1991 e per me teper nuk ishin as pronare te ligjshem. Rrjedhimisht keto persona nuk mund te ishin subjekte te ligjit nr. 7501 VKM nr 452 dt 17/10/1992 Per ristrukturimin e ndermarrjeve bujqesore dhe ligjit nr 8053 dt 21/12/1995 Per kalimin ne pronesi pa shperblim te tokes bujqesore dhe si pasoje nuk mund te perfitonin toke.
Por si per ti dhene nje kuptim shprehjes Ligji eshte bere per tu shkelur ne vitin 1996 dhe 1997 u shperndane 34 akte te marrjes se tokes ne pronesi AMTP nr 386 387 388 389 390 391 392 393 394 397 398 395 376 377 378 379 399 400/1 401 402403 404405406399 384 385380381382383 400 407408 dhe u pajisen me toke ne parcelat 2/1 3/1 dhe 3/2 keto 34 familje qe sot protestojne e qe deri dje nuk e dinin qe Hamalla ekzistonte. Sigurisht ende jane enigme faktet/kriteret qe u perdoren per tiu falur toke ketyre 34 familjeve nen mbulesen e ligjit nr.7501. E pergjegjesia direkte per ekzistencen e ketyre 34 AMTP-ve qe sot jane bere burim konflikti bie mbi zbatuesit e ligjit te asaj kohe pikerisht anetaret e Komisionit te ndarjes se Tokes ne Hamallaj me ne krye Shefqet Xeken. Ndoshta sot Shefqet Xeka eshte ne gjendje ti jape pergjigje pyetjes se cilat ishin kriteret ligjore ku ai u mbeshtet per te firmosur 34 AMTP-te e mesiperme.
Ajo qe eshte me komprometuese per zoteruesit e ketyre 34 AMTP-ve dhe per leshuesin e tyre z. Shefqet Xeka eshte pikerisht fakti se nje muaj pas perfundimit te regjistrimit fillestar te tokes ne Hamalle Komisioni i Ndarjes se Tokes ne Qark me shkresen nr 1179/1 date 29/10/2004 informon Zyren Vendore te Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme Durres se me Vendimin nr 14 date 21/03/2003 percaktohet numri i parcelave qe vihet ne dispozicion te fshatit Hamallaj te ish-Ndermarrjes Bujqesore Sukth Durres per tu ndare sipas ligjit. Cfare te ben pershtypje eshte se ne kete vendim nuk figurojne per tu ndare sipas ligjit nr. 7501 parcelat per te cilat ishin pajisur me AMTP-te e mesiperme ata te cilet sot protestojne. Arsyeja perse parcelat 2/1 3/1 dhe 3/2 nuk perfshiheshin per tu ndare ne vendimin nr 14 date 21/03/2003 te Komisionit te Ndarjes se Tokes se Qarkut Durres eshte shume e thjeshte. Keto parcela shtriheshin brenda vijes kufizuese te zones turistike te miratuar me VKM nr 321 date 20/07/1992 dhe VKM nr 88 date 01/12/1995 dhe si te tilla keto parcela nuk mund te kualifikoheshin per tu ndare ne baze te ligjit nr. 7501. Ky fakt eshte konfirmuar edhe me vone nga Keshilli i Qarkut Durres me shkresen nr 191/1 date 02/03/2007.
Pra e verteta e titujve te pronesise ne Hamalle eshte se ne kundershtim me te gjitha dispozitat ligjore te kohes Komisioni i ndarjes se Tokes ne Hamallaj iu dhuroi toke 34 familjeve ne parcelat 2/1 3/1 3/2. Jane pikerisht keta persona qe nuk lejojne sot 26 pronare te ligjshem perfshire edhe familjen Qoraliu qe te gezojne tokat e lena trashegimi nga te paret e tyre e qe regjimi diktatorial ia konfiskoi.
Abuzime te tilla te bera me shperndarjen e akteve te marrjes se tokes ne pronesi nuk jane sporadike dhe rasti i Hamalles nuk eshte i izoluar. Me qellim zgjidhjen e konflikteve qe shfaqeshin nga dita ne dite u pa e nevojshme te behet shqyrtimi i vlefshmerise ligjore te krijimit te titujve te pronesise mbi token bujqesore. Nga shqyrtimi qe i eshte bere dokumentacionit perkates nga Komisioni Vendor i Vleresimit te Titujve te Pronesise AMTP-te e mesiperme mbi bazen e te cilave 34 familjet ne Hamalle pretendojne pronesine ne parcelat 2/1 3/1 dhe 3/2 jane vleresuar si antiligjore. Per kete arsye ne baze te kompetencave qe i jep ligji nr.9948 Komisioni Vendor i Vleresimit te Titujve te Pronesise ka dale me Vendime per shfuqizimin e ketyre AMTP-ve duke mos i njohur keshtu pronesine mbi keto parcela.
Ne menyre qe pseudo pronaret te cilet pretendojne pronesine mbi token ne Hamalle te kene mundesine te mbrojne pronen qe ata pretendojne me iniciative te organeve shteterore ceshtja e titujve te pronesise per parcelat 2/1 3/1 dhe 3/2 ne Hamalle u be objekt shqyrtimi edhe ne rruge gjyqesore. Keto procese gjyqesore tashme kane deshtuar pasi pseudo pronaret te cilet pretendojne se jane banore te vjeter te Hamalles dhe ish anetare te kooperatives bujqesore kane humbur pa nam e pa nishan duke e bere te pamundur gjetjen e tyre dhe vazhdimin e rregullt te procesit gjyqesor. Ne kete situate gjendemi ne nje rreth vicioz ku pronaret e ligjshem sic eshte familja Qorraliu te cileve i eshte njohur dhe kthyer prona me vendimin nr. 2 date 19.09.2005 te Komisionit Vendor te Kthimit dhe Kompensimit te Prones Durres nuk mund ta gezojne pronen e tyre pasi pseudo pronaret nuk gjenden dhe nuk kane as interes per te shfaqur ndonje pretendim mbi pronen.
Por e verteta e hidhur e titujve te pronesise ne Hamalle nuk mbaron ketu vazhdon edhe me tej me fakte ende me komprometuese. Sigurisht qe pas problematikave te shumta te evidentuara institucionet shteterore nuk mund te rrinin ne heshtje. Nga Zyra e Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme u iniciua nje kontroll ne perfundim te te cilit u konstatuan nje sere parregullsish te cilat u raportuan ne kontrollin nr. 436 date 16/02/2007 te ZRPP-se. Nga ky kontroll u evidentuan flete te shkeputura nga librat ekzistues te Zyres se Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme Durres falsifikim i dokumentacionit ku figurojne te regjistruar personat e pajisur me AMTP u konstatua se kopjet e AMTP-ve te depozituara prane ZRPP Durres jane te ndryshme nga ato qe disponojne personat e pajisur me AMTP-te. Keto si dhe nje sere parregullsish te tjera qe u evidentuan perbejne vepra penale dhe ne nje shtet ligjor duhet te ishin bere objekt hetimi nga ana e prokurorise. Deri tani asnje veprim nuk eshte marre per denimin e personave pergjegjes dhe krijimin e mundesive pronareve te ligjshem per gezimin e qete te prones se tyre.
E si rezultat i ketyre fakteve te mbledhura mund te themi se e verteta e hidhur ne Hamalle eshte qe sot ne ate zone po mbizoteron ligji i te fortit. Policia e shtetit Inspektorati Ndertimor dhe institucione te tjera shteterore ende ndihen te pafuqishme per te vepruar. Ne kete rast mund te themi qe te pafajshmit 26 pronare te ligjshem midis te cileve edhe familja Qorralliu per te realizuar te drejtat e tyre duhet te mbeten gjithmone ne pritje te ndonje kompromisi klientelist ndermjet atyre qe kane provokuar kete situate.
Dukuri te tilla nuk po e lejojne Shqiperine te zhvillohet. Problemi i zgjidhjes se konflikteve te pronesise ashtu si ne te gjithe vendin edhe ne kete zone eshte i nje rendesie te madhe. Mund te themi me bindje se problematikat ne kete drejtim kane frenuar investimet zhvillimin e turizmit dhe prosperitetin ekonomik te vendit ne pergjithesi.
re.ek