E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

101-vite marrëdhënie diplomatike/ Begaj dhe Biden: Aleancë e fortë strategjike mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë

Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria shënojnë sot 101 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike.

Në këtë kuadër, Presidenti shqiptar Bajram Begaj dhe ai amerikan Joe Biden, kanë bërë nga një urim, duke nënvizuar miqësinë e ngushtë dhe aleancën e fortë strategjike mes dy kombeve.

Presidenti Begaj u shpreh se “Përgjatë historisë, Shtetet e Bashkuara kanë qenë gjithmonë në krahun tonë, duke na mbështetur në të gjitha projektet dhe sukseset tona madhore, ndaj për këtë do i jemi përherë mirënjohës”.

Ndërsa presidenti amerikan Joe Biden i ka dërguar urimet më të përzemërta popullit shqiptarë.

“Mbarë popullit shqiptar, i dërgoj urimet e mia më të përzemërta dhe miqësinë jetëgjatë të Shteteve të Bashkuara”, tha ai në mesazhin e tij të shpërndarë nga ambasada amerikane në Tiranë.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›