Nesër zgjedhjet për kryetar të PD-së, Koduzi: Nuk lejohet fotografimi, asnjë anëtar nuk do të ngelë pa votuar

Gazment Koduzi nga Komisioni Zgjedhor i Partisë Demokratike ka dhënë detaje lidhur me procesin e votimit për kryetar të selisë blu.
Në një deklaratë për media, Koduzi deklaroi se nuk votimi do të hapet në orën 08:00 dhe do të mbyllet në orën 19:00. Nëse do të ketë anëtarë të PD-së që presin të votojnë përtej orarit të caktuar për mbylljen e qendrës së votimit, Kryetari i Komisionit mbledh dokumentet e tyre të identifikimit dhe sigurohet që kushdo që është në radhë, të ketë mundësi për të votuar.
“Votuesi paraqitet përpara Komisionit me mjet identifikimi (kartë identiteti, pasaportë, apo patentë) dhe ia dorëzon atë për verifikim anëtarit të Komisionit që është caktuar përgjegjës për administrimin e Listës së Votuesve. Nuk lejohet fotografimi apo çdo formë tjetër e dokumentimit të mënyrës së votimit.
Votimi mbyllet në orarin e përcaktuar, duke u siguruar që në ambientet e QV nuk ka anëtarë që pret për të votuar. Nëse ka ende anëtarë të PD-së që presin të votojnë përtej orarit të caktuar për mbylljen e qendrës së votimit, Kryetari i Komisionit mbledh dokumentet e tyre të identifikimit dhe sigurohet që kushdo që është në rradhë për të votuar të ketë mundësi për të votuar.
Edhe njëherë ju bëjmë thirrje demokratëve të marrin pjesë në votim, dhe sigurojmë që asnjë anëtar i Partisë Demokratike nuk do të ngelë pa shprehur vullnetin e tij”, tha ai.
/rtsh.al/