Balla takim me strukturat e policisë në Portin e Durrësit: Të evidentohen veprat penale, të rritet fuqia kontrolluese

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka zhvilluar një takim me strukturat e policisë në portin e Durrësit nga ku vuri theksin te evidentimi i veprave penale që lidhen me forma të ndryshme të trafiukut të lëndëve narkotike dhe kalimit të paligjshëm të kufirit.
“Natyrshëm që një rëndësi të madhe dhe interes ka për ne, evidentimi i veprave penale që lidhen me forma të ndryshme të trafikut. Flas jo vetëm për trafikun e lëndëve narkotike, por edhe të kalimit të paligjshëm të kufirit”, tha Balla, teksa deklaroi më tej se nevojitet rritja e fuqisë kontrolluese, por pa prekur cilësinë e shërbimit ndaj udhëtarëve. Ai u shpreh se është tejet e rëndësishme që të ruhet pika e kalimit kufitar të Portit të Durrësit për rëndësinë dhe besueshmërinë për vendet e BE-së.
“Në këtë këndvështrim është shumë e rëndësishme ta ruajmë pikën tonë të kalimit kufitar të Portit të Durrësit si një pikë të rëndësishme dhe të besueshme për vendet e BE, jo vetëm me fqinjin tonë Italinë. Ndaj duhet që të rrisim fuqinë tonë kontrolluese, por kjo nuk duhet të prekë aspak cilësinë e shërbimit ndaj të gjithë udhëtarëve që kalojnë përmes portit të Durrësit. Duhet që t’i presim me respekt të gjithë ata që do kalojnë këtu, gjatë gjithë kësaj vere, dhe t’i përcjellim po me respekt të gjithë ata që do rikthehen”, u shpreh Ministri.
Gjatë bisedës me punonjës të Policisë Kufitare në Port, ministri Balla shprehu vlerësime për punën e këtyre strukturave si dhe vuri theksin tek evidentimi i veprave penale që lidhen me forma të ndryshme të trafikimit të narkotikëve apo paligjshmëri të tjera.
“Është shumë e rëndësishme ta ruajmë pikën tonë të kalimit kufitar të Portit të Durrësit si një pikë të rëndësishme dhe të besueshme për vendet e BE, jo vetëm me fqinjin tonë Italinë. Ndaj duhet që të rrisim fuqinë tonë kontrolluese, por kjo nuk duhet të prekë aspak cilësinë e shërbimit ndaj të gjithë udhëtarëve që kalojnë përmes portit të Durrësit. Duhet që t’i presim me respekt të gjithë ata që do kalojnë këtu, gjatë gjithë kësaj vere, dhe t’i përcjellim po me respekt të gjithë ata që do rikthehen”, tha ministri.
Balla garantoi nga ana tjetër çdo punonjës të Policisë së Shtetit se qeveria do të jetë pranë të gjithë punonjësve të policisë duke ofruar mbështetje
“Shumë shpejt do të fillojmë të aplikojmë për të gjitha familjet e reja, për çdo punonjës policie nën 40 vjeç, që është një familje e re, ka nevojë për t’u trajtuar me një banesë, ne do ta fillojmë brenda këtij viti me 100 banesat e para. Pastaj besoj se gjatë vitit 2024 do të kemi edhe 300 banesa të tjera dhe ndërkohë që bashkë me bashkitë, edhe me bashkinë e Durrësit këtu ku jemi, por edhe me bashkitë e tjera, do të gjejmë forma të tjera për të mbështetur çdo punonjës policie, me çdo lloj forme për çdo lloj halli që mund të ketë”, nënvizoi ai.
/rtsh.al/