E Shtunë, 31 Tetor 2026

102 vjet nga Kongresi i Manastirit

Sot mbushen njeqind e dy vjet nga krijimi i alfabetit te gjuhes shqipe. Kjo date eshte dite feste per shqiptaret e Maqedonise. Ne qytetin e Manastirit ku u mbajt Kongresi nga personalitetet e kohes sot zhvillohen manifestime te ndryshme kulturore. Zyrtare qeveritare deputete shqiptare te Parlamentit te Maqedonise dhe shoqata joqeveritare vizituan shtepine e Alfabetit e cila eshte shnderruar ne muze.

Shtepia e familjes atdhetare Qiriazi ku u mbajt Kongresi ka mbetur ende si ceshtje e pazgjidhur pronesie dhe muzeu qendron i mbyllur thuajse gjithe vitin. Zevendeskryeministri i Maqedonise Abdilhaqim Ademi ka premtuar se ne kete shtepi-muze do te punesohen pese vete te cilet do te kujdesen per trashegimine historike te shqiptareve. Kryeministri Nikolla Gruevski ua uroi kete dite feste shqiptareve te Maqedonise duke theksuar se alfabeti per cdo komb paraqet rendesi te madhe civilizuese.

Edhe presidenti Gjorgje Ivanov shkruan ne nje telegram urimi se Maqedonia eshte krenare per vendin e rendesishem qe ze Kongresi i Manastirit ne zhvillimin e shkences dhe kultures shqiptare.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›