E Diel, 1 Nëntor 2026

Tirane Sekuestrohet 1 kg kokaine arrestohen 3 persona

Ne Shqiperi Prokuroria e Krimeve te Renda ne bashkepunim me policine bene te mundur sot sekuestrimin e nje sasie prej 1 kilogram kokaine e nisur nga Amerika Latine si dhe arrestoi tre persona nderkohe qe hetimet jane shtritre dhe ndaj disa personave te tjere.

Hetimi per kete trafik ka nisur pas sinjalizimeve nga Anglia e me pas eshte bashkepunuar edhe me autoritetet amerikane dhe ato italiane. Kokaina e nisur nga Panamaja eshte drejtuar fillimisht per Shtetet e Bashkuara pastaj ka mberitur ne Itali dhe se fundi ne Tirane. Personat e arrestuar jane vetem pritesit e droges. Kjo eshte hera e trete brenda pak kohe qe sekuestrohet lene narkotike e nisur nga Amerika latine dhe sipas autoriteteve shqiptare tregon per nje rritje te tregut te perdorimit te kokaines edhe ne Shqiperi.

Po sot policia njoftoi per sekuestrimin e nje sasie prej 43 kilogram marijuhane dhe arrestimin e 6 personave te tjere abnetare te nje rjeti per shperndarjen e kesaj droge ne kryeqytet. Policia tha se kishte nje muaj qe po kryente hetime ndaj ketij rrjeti te trafikut te lendeve narkotike.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›