E Shtunë, 31 Tetor 2026

Akademia e Mbrojtjes reforma dhe studime sipas standarteve te Natos

Akademia e Mbrojtjes Spiro Moisiu ne Tirane po zhvillon nje kurs te larte studimesh me pedagoge te njohur te NATO-s nga Italia dhe shtete te tjera anetare te Aleances. Studimet po ndiqen nga nje grup i madh ushtarakesh dhe zyrtaresh nga Kosova Bosnja Serbia dhe vende te tjera te rajonit. Akademia shqiptare e mbrojtjes po vazhdon reformat ne perputhje me standardet e NATO-s duke ndjekur njekohesisht studimet misionet paqeruajtese dhe mbrojtjen e qytetareve nga katastrofat natyrore.Akademia e Mbrojtjes e Shqiperise po organizon kete vit kursin e larte te sigurise dhe mbrojtjes me pjesemarrjen e profesoreve te NATO-s dhe eksperteve vendas dhe atyre nga rajoni i Ballkanit. Kursi eshte pjese e nje kolegji shumevjecar por per here te pare kete vit eshte shenuar nje numer i madh i pedagogeve me te njohur nga vendet e NATO-s dhe diplomat do te kene nivelin e njejte me ato te akademive te Aleances.

Krahas perditesimit te materialeve ne kemi bere edhe nje rikompozim te pjesemarrjes se lektoreve. Lektoret jane nga Itali dhe kjo eshte arritur fale bashkepunimit te Akademise shqiptare me Institutin e Studimeve te Mbrojtjes se Forcave te Armatosura te Italise. Kemi lektore nga Qendra Marshall ne Gjermani e cila eshte nje qender gjermano-amerikane. Kemi lektore edhe nga vendet e rajonit si nga Mali i Zi Kroacia Maqedonia kemi pasur nje numer ambasadoresh si ambasadorja e Mbreterise se Bashkuar ambasadori i Italise ai i Holandes ambasadoret e Maqedonise Malit te Zi etj. - tha nenkolonel lirim Tuci zevendes-drejtor i kursit te trete te Akademise se Mbrojtjes.

Nje nga vecantite e ketij kursi te larte per sigurine dhe mbrojtjen eshte edhe bashkimi ne nje cikel te perbashket studimesh te ushtarakeve dhe zyrtareve qe kane ardhur nga Kosova Serbia Bosnja Turqia Shqiperia Maqedonia.Suksesi i ketij kursi nuk eshte vetem i joni por eshte nje fryme qe po vihet re ne te gjithe rajonin tone ne kuader te mbrojtjes dhe te sigurise. Keta studente bene edhe nje vizite ne Bruksel dhe ne zyrat e NATO-s la nje pershtypje shume positive sepse per here te pare ne kemi studente edhe nga Kosova nga Bosnje-Hercegovina edhe nga Serbia te cilet jane ulur ne nje tavoline dhe flasin per problemet e sigurise dhe te mbrojtjes te rajonit tone ne nje nivel pothuajse europian - thote kolonel Eduard Bala shef i departamentit te sigurise dhe mbrojtjes ne akademine e mbrojtjes.

Komandanti Kristaq Xharo thote se Akademia e Mbrojtjes eshte krenare se deri tani mbetet i vetmi institucion i akredituar nga ministria e arsimit per syandartet e larta te arsimit universitar dhe pasuniversitar. Ai thote se aty po pergatiten drejtues te larte ne shume fusha qysh nga operacionet e terrenit deri ne zyrat perfaqesuese te aleances.Shumica e ushtarakeve qe kane marre pjese neper misione neper shtabet e NATO-s neper perfaqesi sot jane pedagoge dhe pjesemarres te stafit te Akademise se Mbrojtjes. Por edhe pjesa me e madhe e akademisteve qe kane studiuar ketu sot ndodhen neper operacione ne perfaqesite tona ne NATO ne Bruksel ne Monz ne ACT apo ne Napoli njekohesisht edhe neper operacione - thote kolonel Kristaq Xharo komandant i Akademise se Mbrojtjes.

Reformat strukturore dhe akademike pas anetaresimit ne NATO e kane vendosur ushtrine shqiptare perpara nje seri sfidash. Gjeneral brigade Agim Lala drejtues i Komandes se Doktrines dhe stervitjes thote se krahas studimeve dhe misioneve te ndryshme ushtria shqiptare po qendron tani perhere e me prane komunitetit qytetar per ta ndihmuar ne emergjenca. Kete vit ne patem nje permbytje te madhe ne zonen e Shkodres nje permbytje e cila do te destabilizonte cdo ushtri tjeter e cila nese nuk do te ishte e organizuar nuk do te zgjidhte ato detyra aq te veshtira dhe aq te medha qe qene ne sezonin e permbytjeve. Sfida kryesore pra e kesaj komande eshte qe te paraprije gjithe operacioneve te mundshme qe do te kryeje ushtria shqiptare neser. Per kete po reformohen sistemi arsimor trupa pedagogjike dhe materialet moderne shkencore - thote gjeneral brigade Agim Lala drejtues i Komandes se Doktrines dhe Stervitjes.

Shqiperia u pranua anetare me te drejta te plota ne NATO rreth nje vit e gjysme me pare pas disa vitesh pjesemarrese ne programin e Partneritetit per Paqe dhe Kartes Adriatik 3. Ushtria shqiptare e ka shtuar pjesemarrjen e saj me trupa speciale luftuese ne disa misione si Iraku Afganistani dhe tani ka gati njesite e veta te dislokueshme per misione paqeruajtese.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›