E Shtunë, 31 Tetor 2026

102-vjetori i lindjes së Nënë Terezës

Në Maqedoni përkujtohet 102 vjetori i lindjes së Nënë Terezës. Me këtë rast janë organizuar aktivitete të shumta dedikuar shqiptares së mirënjohur Gonxhe Bojaxhiu, humanistes dhe nobelistes me famë botërore.

Në amfiteatrin e shtëpisë përkujtimore “Nëna Terezë” në mbrëmje do të shfaqet premiera e filmit “Duke jetuar me Nënë Terezën” nga regjisori japonez dhe presidenti i Akademisë Japoneze të Filmit, Shigeki Çiba. Filmi ishte xhiruar në vitin 2010 dhe ishte shfaqur nëpër qendrat botërore me rastin e 100 vjetorit të humanistes shqiptare, ndërsa sonte për herë të parë shfaqet si premierë në Shkup.
 

Në Shtëpinë e Armatës do të ndahet çmimi shtetëror “Nënë Tereza”, por kësaj radhe ky çmim që jepet nga Ministria e Kulturës e Maqedonisë, nuk i është ndarë asnjë personaliteti apo shoqate shqiptare.
 

Humanistja dhe nobelistja shqiptare lindi më 26 gusht 1910 në Shkup në familjen e mirënjohur Bojaxhiu.
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›