Fier, shoqëritë e autobusëve interubanë kërkojnë terminal

Parkimi i autobuzëve interurban dhe urban në Fier nuk është i majftueshëm dhe kushtet të lënë për të dëshiruar. Shoqëritë e autobusëve interubanë kërkojnë të bëhet një terminal i ri i këtyre mjetëve ose të këtë një hapësirë të re parkimi. Kjo lind edhe si nevojë sepse vetëm ne Fier punojnë 30 autobus kryesisht të linjës Fier-Tiranë dhe një pjesë e tyre të linjave interurbane Gjirokastër apo Vlorë.
Deri më tani, vendqëndrimi i autobusve interurbane është përqëndruar në sheshin kryesor të stacionit hekurudhor të Fierit. Kjo stacion, sipas drejtuesve të automjeteve, nuk ka asnjë kusht elementar për ta quajtur si i tillë sepse ka pak hapësira dhe rruga është e amortizuar.
Propozimi i parë i këtyre shoqërive është të ngrihet një terminal i ri siç e kanë edhe shtetet e tjera. Edhe qytetarët janë shprehur se duhet investuar në këtë stacion pasi kushtet aty janë shumë për të dëshiruar dhe nuk mund të quhet më një stacion autobuzash.
Të kontaktuar, burimet zyrtare të bashkisë Fier bëjnë të ditur se ka një një projekt nga kjo bashki për të krijuar hapësira e nevojshme për parkimet e autobusave dhe në anën tjetër plani rregullues i këtij qyteti parashikon edhe ndërtimin e një terminali.