E Shtunë, 31 Tetor 2026

Librat e rinj, Resmi Osmani, Ëndrrat e ngrira të Enver Kushit

Gazeta Shqip

Resmi Osmani

Ëndrrat e ngrira të Enver Kushit

Gjinia: Ese

Çmimi: 300 lekë

Ky është një libër ese kushtuar librave të shkrimtarit Enver Kushi. Ëndrrat janë pjesë strukturore e prozave të Enver Kushit. Këtë ia lejon, për të mos thënë ia kërkon, stili dhe forma e prozës që shkruan. Shkrimtari i përdor ëndrrat jo vetëm si pjesë e trillimit artistik dhe pleksjen e tyre me ngjarje fantazmagorike, surreale, por edhe si pasqyrë e shfaqjes së gjendjeve të caktuara shpirtërore, në kohë dhe në vende të caktuara, qofshin ato imagjinare, emocionale apo të tronditjeve, shpresave dhe zhgënjimeve. Është ajo thurje artistike që ankthin e bën më të ankthshëm dhe emocionin më të përjetueshëm, shkruan autori.

Librat e rinj, Resmi Osmani, Ëndrrat e ngrira të Enver Kushit burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta Shqip

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›