E Shtunë, 31 Tetor 2026

103 vjetori i Kongresit të Alfabetit, Maqedonia nderon shqipen

SHKUP- Maqedonia respekton sot alfabetin e gjuhës shqipe. Me rastin e përvjetorit të 103 vjetorit të Kongresit të Alfabetit do të organizohen aktivitete të ndara dhe simbolike në Manastir, Shkup, Tetovë, Gostivar, Dibër, etj.

“Marshi drejt Manastirit” shënoi një nga ngjarjet spektakolare e këtij përvjetori, ku një grup studentësh dhe të rinjsh shqiptar nga Maqedonia, Kosova, Shqipëria dhe trevat tjera marshuan nga Shkupi, Tetova, Prishtina, Tirana dhe qytetet tjera në marshin e organizuar drejt Manastirit.

Agjencia e lajemve INA, raporton se në këtë përvjetor nuk ka një aktivitet të organizaur nga autoritetet shtetërore.

Me rastin e kësaj feste kanë drejtuar mesazhe urimi presidenti, kryeministri dhe personalitete tjera të politikës dhe jetës shoqërore. Në Manastir ka qëndruar edhe lideri i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu.

Prej 14 - 22 nëntor 1908 në Manastir u arrit unifikimi i alfabetit të parë të gjuhës shqipe me shkronja latine, një projekt gjithëkombëtar që kishte tubuar në Manastir, të gjitha personalitetet e mirënjohura të letërsisë dhe kulturës shqiptare.
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›