Egjipt, protestat, jep dorëheqjen qeveria

Kabineti i tërë i Egjiptit dha dorëheqjen pasi protestat e dhunshme në Sheshin Tahrir të Kajros hynë në ditën e tretë.
Zëdhënësi i kabinetit, Mohamed Hegazi, tha se qeveria e kryeministrit, Esam Sharaf, ka paraqitur dorëheqjen te Këshilli Suprem i Forcave të Armatosura të Egjiptit.
Hegazi tha se qeveria “do ta vazhdojë punën” derisa dorëheqja të pranohet nga regjimi ushtarak i vendit.
Qeveria e Sharafit ishte kritikuar për joefikasitet dhe nënshtrim ndaj regjimit ushtarak.
Kritikat erdhën prej një varg politikanësh egjiptian.
Si pasojë e përleshjeve ndërmjet protestuesve dhe forcave të sigurisë thuhet se brenda tri ditëve të fundit kanë vdekur mbi 20 njerëz, ndërsa janë lënduar mijëra të tjerë.