E Shtunë, 31 Tetor 2026

105 gazetare te vrare ne 2010

2010 ishte një vit shume i vështirë, për te mos thënë i zi, për gazetaret kudo ne Bote. Ne një bilanc te bere, Press Emblem Kampaing, një organizate joqeveritare me seli ne Gjeneve, ka raportuar se 105 gazetare kane humbur jetën ne 33 vende te ndryshme te botes, duke ushtruar profesionin e tyre. Ne raportimin e saj për këtë vit, kjo OJQ ne mbrojtje te gazetareve konstaton me shqetësim numrin e larte te vrasjes se gazetareve edhe ne Evrope, 12, me viktima ne Greqi, Bullgari, Qipro e Ukraine. Por, në bilancin e vitit qe po mbyllet, Meksika dhe Pakistani, me 14 raste vrasjesh të përfaqësuesve të medieve rezultojnë si vendet me te rrezikshme ne bote për te ushtruar këtë profesion. Në Meksikë zien një luftë e përgjakshme antidrogë, ndërsa ne Pakistan atentatet e talebaneve dhe kurthet e Al-Kaedes rezultuan vdekjeprurëse edhe për gazetaret. Ne radhët e kontinenteve, Amerika Latine, rezulton si rajoni me i rrezikshëm, me 35 gazetare te vrare ne vitin 2010. Gjithashtu, Press Emblem Kampaing ka kritikuar bashkësinë kombëtare se nuk ka bere sa duhet për te nxjerre përgjegjësit e krimeve kundër gazetareve para drejtësisë.

Shpërndaje          

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›