PS: Berisha kërkon te vjedhë edhe zgjedhjet lokale

Vetëm një ditë pasi KQZ-ja mori vendimin për djegien e fletëve të votimit, e kur parlamenti la pa zgjidhur krizën politike, drejtuesi më i lartë i grupit parlamentar socialist, Gramoz Ruci, akuzoi Berishën se po përgatit vjedhjen e zgjedhjeve të ardhshme lokale. Në komunikimin me gazetaret, Ruci tha se Berisha bashke me kreun e KQZ-se finalizuan vjedhjen e shekullit, për të përgatitur atë të radhës. Duke iu referuar dërgimit të materialeve zgjedhore në Arkivin e Shtetit, Ruci i kujtoi kryeministrit Berisha dhe kryetarit të KQZ-se se kanë shkelur një tjetër ligj, që ka të beje me administrimin e materialeve shtetërore. Në këtë pikë, kreu i grupit kuvendor socialist tha se opozita nuk do të tërhiqet në kërkesën e saj për transparencën e zgjedhjeve, duke pohuar se protesta dhe marrëdhënia e kushtëzuar me parlamentin do të vijojë në muajin Janar. Ruci komentoi edhe akuzat e një ditë me parë të kryeministrit Berisha për Prokurorinë Përgjithshme. Sa i përket çështjes se heqjes se imunitetit, Ruci tha se kjo ishte demagogjia e radhës e Berishës. Kreu i grupit kuvendor socialist theksoi se nisma për dorëzim te imuniteteve ka ardhur nga Partia Socialiste qe ne vitin 2007.
Shpërndaje